Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krerët e shteteve mike urojnë presidenten Osmani, vazhdim i bashkëpunimit me Kosovën

Pri 13, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar urime nga homologët e saj nga Austria, Hungaria, Finlanda dhe Sllovenia.

Në urimet e tyre, krerët e këtyre shteteve kanë shfaqur gatishmërinë që të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës duke thelluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, në mesazhin e tij ka uruar presidenten Osmani duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e detyrave. Ai, gjithashtu ka shfaqur shpresën për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit.

Në urimin e tij, presidenti hungarez Janos Ader ka shfaqur shpresën për përfundimin e pandemisë Covid-19, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet të të dy shteteve. Ader, gjithashtu ka theksuar se Hungaria mbështet rrugën evropiane të Kosovës.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niniisto, ndërkaq ka shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve miqësore m Kosovën në nivel bilateral, por edhe në forumet multilaterale.

Ndërkaq presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor në telegramin e urimit ka theksuar se ky shtet do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet e saj për prosperitet  dhe konsolidim të institucioneve demokratike, sundimit të rendit dhe ligjit. Kreu i Sllovenisë, gjithashtu ka shfaqur shpresën për bashkëpunim në kuadër të Procesit Brdo-Brijun, i cili do të mbahet në këtë shtet, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM