Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASHTI: Të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor, varësisht nga arritja e vaksinave

Pri 13, 2021

Ministrja e MASHTI-it Arbërie Nagavci me anëtarë të Kabinetit të saj ka vizituar SBASHK-un duke dëshmuar kështu gatishmërinë për bashkëpunim dhe angazhime të përbashkëta në përballje me sfidat e shumta që ka sjellë pandemia në tërë sektorin e arsimit. 

Takimi ka kaluar në formë të bashkëbisedës duke analizuar situatën aktuale në arsim dhe nevojën që MASHTI, SBASHK-u , por edhe palët tjera të unifikojnë përpjekjet për rrjedhë sa më të mbarë të procesit arsimor. 

Ministrja Nagavci është shprehur se me këtë vizitë edhe një herë dëshmon respektin e lartë që ka për punëtorët e arsimit dhe për kontributin e tyre me vlerë nëpër vite e dekada. Ajo pastaj ka bashkëbiseduar me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me fillimin e procesit mësimor pas pushimit pranveror, për  sfidat aktuale  që po përcjellin sistemin e arsimit  dhe për angazhimet konkrete e të përbashkëta që duhen bërë me qëllim të rrjedhës së mbarë të procesit mësimor.

Të dy palët  janë pajtuar se është i qëlluar vendimi që filloristët të vazhdojnë procesin mësimor në institucionet arsimore duke shpresuar se situata me pandeminë do të përmirësohet për t’u krijuar kështu kushtet që edhe nivelet tjera të Arsimit Parauniversitar të kthehen në shkollat e tyre. Në këtë kuadër është biseduar edhe për kërkesën e SBASHK-ut që punëtoret e arsimit të kenë prioritet për vaksinimin. Ministrja është shprehur se do të bëhen gjithë angazhimet dhe të fillohet me vaksinimin e punëtorëve arsimor që kanë më shumë nevojë e pastaj të vazhdohet edhe me gjithë të tjetër varësisht nga arritja e kontingjenteve me vaksina. 

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj   është shprehur se  ndjehen të nderuar me këtë vizitë  dhe se Ministrja  do ta ketë gjithë përkrahjen  e punëtorëve të arsimit në angazhimet  në shërbim të arsimit me qëllim të arritjeve sa më të mëdha në këto kohë pandemie , kur janë shtuar dukshëm sfidat , të cilat punëtorët e arsimit  me angazhime maksimale po i tejkalojnë dhe po dëshmohen me punë e përkushtim.  

Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Vlora  Rexhepi Berisha  kanë informuar Ministren  Nagavci lidhur me aktivitetet  që po zhvillohen nga SBASHK –u  për të ndihmuar  punëtorët e arsimit  në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë.

Të dy palët janë pajtuar që gjithë çështjet e ngritura të zgjidhën  përmes dialogut  dhe me përpjekje të përbashkëta.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM