Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani kërkon ndihmën e shtetit japonez për sigurimin e vaksinave

Pri 13, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Japonisë në Kosovës, Ogasawara Mitsunori.

Ai e ka përgëzuar presidenten Osmani për detyrën dhe gjithashtu ia përcolli letrën e  urimit edhe të kryeministrit japonez Yoshihide Suga.

Të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë që marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve të vazhdojnë të thellohen edhe më tej.

Presidentja Osmani ka falënderuar të ngarkuarin me punës Mitsunori për mbështetjen e Japonisë ndaj Kosovës ndër vite, sidomos në fushën e shëndetësisë dhe mjedisit.

Osmani potencoi angazhimin e institucioneve kosovare për sigurimin e vaksinave për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe në këtë kontekst, kërkoi edhe ndihmën e shtetit japonez.

Presidentja Osmani u shprehë e lumtur qe ekipi i Kosovës do të marrë pjesë me sportistë të spikatur në Lojërat Olimpike të Tokios, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM