Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një “diskriminim pozitiv” mund të përcaktojë banuesit e konviktit të ri

Dhj 13, 2016

Qendra Studentore, e cila numëron shtatë konvikte deri tani, shumë shpejtë do t’iu ofrojë studentëve edhe një konvikt, një investim rreth 2.5 milionë euro.

Drejtori i strehimit në Qendrën Studentore, Isak Beha ka thënë se ky investim shumëmilionësh është subvencion i ndarë nga Ministria e Arsimit.

“Është i treti (konvikt) me radhë i cili ndërtohet paslufte falë ndihmës dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit e cila në vazhdimësi ndanë subvencione për Qendrën e Studentëve.”

Banuesit e Qendrës Studentore e shohin pozitiv këtë investim, por kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përzgjedhjes së atyre se kush do të strehohet në konviktin e ri.

Ideal Sufaj, i cili vitin e kaluar kishte qenë banues në konvikt, ndërtimin e konviktit të ri e sheh si një vendim shumë të qëlluar. Për të, ndarja e deritashme e konvikteve sipas gjinive – vajzat së bashku në një konvikt, djemtë në konviktin tjetër, është e arsyeshme. Ai beson se ky konvikt i ri do t’u dedikohet vajzave, mes tjerash edhe pse “se janë më të kujdesshme dhe nuk krijojnë probleme si meshkujt.”

Natyrisht, se ky nuk mund të jetë kriteri vendimtar për ndarjen e konvikteve apo vendeve në to.

Kriteret që aktualisht zbatohen, sipas zyrtarëve të Qendrës së Studentëve janë: të jenë studentë të rregullt të Universitetit të Prishtinës dhe që komunat nga cilat  vijnë të jetë më larg se 25km nga kryeqendra. Përparësi u jepet studentëve që i takojnë disa kategorive të caktuar: fëmijë dëshmori, i invalidit të luftës, i veteranit të luftës, i të pagjeturit, por edhe fëmijë i të burgosurit, i të përndjekurit politik, student me aftësi të kufizuara…

Suksesi në studime, gjithsesi, mbetet ndër kriteret kryesore përcaktuese.

“Studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Teknik dhe Shkenca Natyrore, me notën mesatare 9.00, kanë siguruar me automatizëm vendet e tyre në konvikte. Ndërsa studentët e fakulteteve tjera me mesatare 9.50, pavarësisht totalit të pikëve që kanë grumbullur, kanë sigururar poashtu me automatizëm strehimin,” thotë drejtori për Strehim në Qendrën Studentore Isak Beha.

Sipas tij, pas funksionalizimit të sistemit online për regjistrim, sivjet për vendosje në konvikt kanë aplikuar 7,200 studentë, ndërkohë që numri i femrave ishte plot 922 më i madh se i meshkujve.

“Bazuar edhe në këtë numër të kërkesës më të madhe për strehim nga gjinia femrërore, është përcaktuar përqindja për vendet në konvikte dhe konviktet më të reja t’i takojnë femrave,”arsyeton Beha këtë vendim të Bordit të Qendrës së Studentëve, që e konsideron si një “diskriminim pozitiv”.

Ndërkohë që e mirëpret hapësirën e re për strehim, Elvis Mulaj, banues i dy viteve të kaluara në konvikt, nuk e shikon me sy të njëjtë këtë “diskriminim pozitv” në favor të gjinisë femërore.

“Mendoj që duhet të jetë për djem sepse aktualisht në konvikte janë të strehuar 40% djem dhe  60% vajza, dhe nëse ndërtohet ky konvikt ndarja e drejtë do të ishte 50 me 50.”

Edhe Blerina Kelmendi, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin e Prishtinës dhe banuese në konvikt, konsideron se “ndarja e duhur do të bëhej po t’i takonte ky konvikt djemve për arsyen se dy konviktet e fundit të ndërtuar janë për vajza.”

Sipas drejtorit për Strehim në Qendrën Studentore, Beha 60 për qind të vendeve nga numri total në konvikte momentalisht i zënë vajzat, ndërkohë që djemtë e kanë 40-përqindshin e mbetur.

Duke mos dashur të paragjykojë se kush do të vendoset në konviktin e ri, Beha pohon se vendimi përfundimtar se kush do të jetë banues i tij, vajzat, numri i të cilave është më i madh, apo djemtë, të cilët aktualisht janë më të paktë në numër të përgjithshëm të banuesve nëpër konvikte.

Në shtatë konviktet që menaxhon Qendra Studentore, tash jetojnë gjithsej 3,600 të rinj nga anekënd Kosova, ndërkohë që  pas ndërtimit të Konviktit VIII atyre do t’u shtohen edhe 305 studentë apo studente tjera.

Doruntina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM