Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Sakrifica e pareshtur është themeli mbi të cilin është ndërtuar Kosova

Pri 14, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri sot homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Bair të Mitrovicës, në nderim të të rënëve për liri.

Me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca takoi disa nga familjarët e të rënëve, duke shprehur respekt për sakrificën e tyre dhe duke çmuar lart kontributin e dhënë për liri.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarët ai theksoi se është obligim i institucioneve të shtetit që t’i dokumentojnë dhe zbardhin të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ndër të tjera, i pari i Kuvendit potencoi se për Serbinë duhet të themelohet një gjykatë për të gjitha krimet e bëra gjatë luftës, sepse, siç tha ai, martirët nuk mund të prehen në paqe, në qoftë se ata të cilët i kanë kryer këto krime lëvizin të lirë, thuhet n​ë komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM