Build Skills with our trainings

Sign up now!

BERZh vazhdon mbështetjen e projekteve zhvillimore, sidomos ndaj ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë

Pri 15, 2021

Kryeministri Kurti mbajti takim virtual me drejtoreshën menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvalloni dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajti një takim virtual me drejtoreshën Menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, dhe ekipin e saj.

Kurti falënderoi Ruhe për mbështetjen e deritanishme që BERZh-i i ka dhënë vendit tonë. Ai foli për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, duke theksuar këtu nevojën për rritje të dinamikës në zbatimin e projekteve infrastrukturore siç është ai i rehabilitimit të linjës hekurudhore Han i Elezit – Leshak. Po ashtu, u diskutua edhe mbi idenë e krijimit të një mekanizmi të përhershëm për implementimin e projekteve infrastrukturore.

Në takim u diskutua edhe për ndërmarrjet publike dhe tranzicionin e tyre nën ombrellën e një fondi sovran, ashtu që të sigurohet një funksionim më i mirë i tyre. Gjithashtu, u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit privat nga ana e BERZh-it, me vëmendje të veçantë ndaj ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë.

Ruhe uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor dhe tha se BERZh-i do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të projekteve zhvillimore, sidomos atyre që çojnë drejt një ekonomie të gjelbër, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM