Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSH: Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon me pacientët me hemodializë dhe mbi 80 vjeç

Pri 15, 2021

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se gjatë ditës së sotme, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 vazhdon me vaksinimin e pacientëve të hemodializës: për ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve në komunat përkatëse ku ata banojnë.

Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëvë të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Kurse, duke filluar nga data 16 prill 2021 (e premte) për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

 

Vërejtje: 

Numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79, varet nga numri i dozave të vaksinës kundër Covid-19 në dispozicion.

 

ORARI I VAKSINIMIT KUNDËR COVID-19

Data Grupacioni që do vaksionet Vendi i vaksinimit
15 prill
  • Pacientët e hemodializës
  • Personat mbi 80 vjeç
  • Profesionistët shëndetësor
Salla “1 Tetori” (Prishtina)

QKMF-të e komunave

16, 17, 18 prill
  • Personat e moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike.
Salla “1 Tetori” (Prishtina)

QKMF-të e komunave

 

Lista e diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike

Sëmundje kronike të frymëmarrjes
  • Sëmundje obstruktive kronike të mushkërive
  • Astmë
  • Fibrozë intersticiale
Sëmundje të rënda kardiovaskulare
  • Infarktet akute të miokardit deri në 3 muaj
  • Sëmundjet  e zemrës me hipertension të rëndë pulmonar
  • Stenozë të rëndë mitrale e aortës
  • Sëmundje inflamatore  e zemrës (miokarditi, endokarditi) < 6 muaj
  • Pejsmejker  i implantuar ose pajisje kardiake deri në 3 muaj
  • Tromboza e thellë e venave deri në 3 muaj
Diabeti Mellitus
  • Diabeti lloji I
  • Diabeti lloji II terapia me insulinë e te sëmundjet bashkë-shoqëruese: Infarkti i miokardit, insuficienca cerebrovaskulare, stenoza e qarkullimit periferik dhe HBI
Të gjitha sëmundjet  malinje 
  • C00- C97
Gjendjet imunokompromentuese
  • Gjendja e transplantit të veshkave
  • Sindromi  kronik nefrotik
  • Hemodializë intermitente
  • Gjendje me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar
  • Vaskulopatitë nekrotizuese, lupus sistematik eritematosus
  • Dermatopilimiositis, sklerozë sistemike 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM