Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Aliferi: Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën

Pri 15, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, e cila e uroi për fitoren në zgjedhje dhe për stabilitetin që kjo fitore ka sjellë në vend.

Ajo i solli kryeministrit Kurti letër falënderimin e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, për urimin që i ka bërë atij me rastin e 200- vjetorit të revolucionit grek.

Ai i vlerësoi lart marrëdhëniet me Greqinë dhe angazhimin e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti me anëtarësimin në BERZH.

Kryeministri Kurti kërkoi që të zgjerohet dhe të thellohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral dhe që Greqia t’i bashkohet bllokut të vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Aliferi e informoi kryeministrin Kurti për ftesën që Greqia i ka bërë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për të vizituar Greqinë. Duke folur për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, ajo potencoi faktin se javën që vjen virtualisht do të mbahet forumi i tretë ekonomik mes Greqisë dhe Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM