Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Grondahl: Bashkëpunim mes Kosovës dhe Norvegjisë në fushën e energjisë dhe turizmit

Pri 16, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, i cili e ka uruar për detyrën dhe ka konfirmuar përkushtimin e Norvegjisë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme. .Grondahl ka shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit edhe në projekte të reja, në dobi të qytetarëve dhe institucioneve të Republikë së Kosovës.

Ndërkaq, Osmani ka falënderuar ambasadorin e Norvegjisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen të cilën shteti norvegjez ka ofruar për Republikën e Kosovës ndër vite. Osmani ka potencuar se prioritet kyç mbetet menaxhimi me pandeminë COVID-19, duke theksuar rëndësinë e sigurimit sa më të shpejtë të vaksinës  për të gjithë qytetarët e vendit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Grondahl kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e energjisë dhe turizmit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM