Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot paradite ka votuar në Shqipëri.
Ai ka thënë në postimin e tij në Facebook se votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë.
“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar.
Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë”.