Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mirëpriten kompanitë e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren

Pri 26, 2021

Kryeministri, Albin Kurti dhe ambasadori Gjerman Jörn Rohde së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka mirëpritën bizneset e para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren. Grupi i parë i bizneseve, sot gjatë ceremonisë u mirëpritën në hapësirat e tyre të reja. Ky grup prej gjashtë bizneseve nga sektorë të ndryshem, siç janë industritë kreative dhe kulturore, automatizimi industrial, shërbimet gjuhësore dhe arsimi dhe trajnimet, tashmë kanë nënshkruar marrëveshjet e tyre të qirasë në ITP në Prizren. Biznese të tjera do të bëhen pjesë e ITP-së gjatë javëve në vijim. 

Kryeministri Kurti me këtë rast theksoi: Jam jashtëzakonisht i lumtur të shoh këtë park, i cili për më shumë se dy dekada ishte një kamp ushtarak për trupat gjermane të KFOR-it, një vend nga i cili partnerët tanë gjermanë garantuan sigurinë tonë, tani është shndërruar në urë lidhëse ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare. Ne do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë, që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit. Si qeveri reformuese besojmë fuqishëm në mundësitë e shumëta dhe transformuese që i sjellë teknologjia. Ne besojmë se dixhitalizimi është mjet me të cilin sidomos të rinjtë tanë mund të jenë pjesë e tregut global dhe pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm këtu në Kosovë. Qeveria jonë e sheh ITP-në si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë së Kosovës. Ne jemi plotësisht të përkushtuar që ky projekt të jetë tregim i suksesit”.

 Ambasadori Rohde nënvizoi se mbështetja gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht për ITP-në në Prizren është e palëkundur.

ITP është projekti ynë kryesor në bashkëpunimin bilateral të Gjermanisë dhe Kosovës. ITP ka një potencial të madh për të shërbyer gjithashtu si një destinacion për investime nga diaspora në Gjermani – qoftë në sektorin e TIK, në dixhitalizim, në përpunimin e produkteve ushqimore dhe bujqësore, industritë kreative ose edhe në sektorët tjerë relevant”, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM