Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Meja është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit të Serbisë në Kosovë

Pri 27, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe me familjarë e përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve, nderuan sot 376 martirët, prej të cilëve 18 nën moshën 18 vjeçare, në Mejë të Gjakovës.

Pasi bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial, kryekuvendari Konjufca theksoi se prej të gjitha masakrave, masakra në Mejë është më e madhja që ka ndodhur në Kosovë. Ai tha se kjo masakër është akti më i padiskutueshëm i gjenocidit që Serbia e ka kryer në Kosovë.

“Kushdo që e ka vizituar Mejën, edhe prej ndërkombëtarëve, pra edhe të gjithë atyre që nuk janë shqiptarë, e ka të qartë që Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin shqiptar të Kosovës”, theksoi Konjufca.

“Dhimbja është shumë e mëdha për shkak të humbjes së 376 martirëve, sidomos e familjarëve që i kanë humbur më të dashurit e tyre, por lëndimi është edhe më i madh, meqenëse drejtësi të vërtetë nuk ka pasur kurrë për të rënët e Mejës”, ka thënë ndër të tjera kryekuvendari Konjufca, duke shtuar se Serbia ka tentuar edhe të fsheh krimet e saj.

Para familjarëve të martirëve të Mejës, kryekuvendari Konjufca tha se nuk do të ndalen derisa drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet e Serbisë në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM