Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Ajo ka theksuar se nuk ka prioritet më të rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve dhe sigurimi i vaksinave kundër COVID-19.
Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët.
Nuk ka prioritet më të rëndësishëm se sa shëndeti i qytetarëve tanë dhe sigurimi i vaksinave kundër Covid-19.
Prandaj kemi koordinim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për këto çështje.
Me punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Ministrisë dhe të të gjitha institucioneve përkatëse si dhe në koordinim të vazhdueshëm me shtetet mike nga të cilët kemi kërkuar mbështetje, do të sigurohen vaksinat për qytetarët tanë dhe së bashku do t’ia dalim ta mundim Covid-19.