SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. Në të kundërtën SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë, pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar, që të mos fillojnë me mësimin plotësues.
Pandemia ka sjellë vështirësi të mëdha edhe në sistemin arsimor dhe janë bërë angazhime të mëdha të gjithë të punësuarve në arsim për rrjedhë sa më të mbarë të mësimit. Se situata është e rënduar flasin dhe faktet se u desh të zgjatet pushimi dimëror, u desh të shkohet edhe në pushimin pranveror, edhe pse ishte paraparë që të mbahej procesi mësimor atyre ditëve, u desh që nga 12 e deri më 18 prill Arsimi i mesëm i ulët dhe Arsimi i mesëm i lartë të shkojnë në mësim nga larg. SBASHK-u, DKA-të, drejtorët e shkollave dhe gjithë punëtorët e arsimit me stres po nisin çdo ditë mësimi të lumtur që po arrijnë të realizojnë orarin aktual mësimor.
Gjithë këtë situatë e ka rënduar edhe më shumë Vendimi i MASHTI-t i datës 20.04. 2021 për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritjen ne rezultateve si pasojë e pandemisë Covid 19. Me këtë vendim nuk është pajtuar SBASHK dhe këtë e ka bërë publike duke pritur që të deklarohen edhe DKA-të dhe drejtoritë e shkollave sepse ky vendim nuk është i qëlluar e veçmas tani kur situata është e rënduar nga Covid dhe se nuk është arritur të sigurohet vaksinimi i të punësuarve në arsim dhe se do të jetë sukses e shkuar sukseseve nëse arrijmë të realizojmë mësimin e rregullt në institucione arsimore pa pasur nevojë të kalohet në mësimin nga larg.
SBASHK në komunikim me disa Drejtori arsimore ka vërejtur se edhe ata nuk janë pajtuar me vendimin plotësues dhe është mirë që ta ngritin këtë çështje duke kërkuar mobilizim për të kryer sa më mirë procesin e rregullt mësimor pa krijuar probleme shtesë me mësimin plotësues. Mirëpo, nëse Vendimi mbetet të ekzekutohet atëherë SBASHK i drejtohet Drejtorive Arsimore që përmes drejtorëve të shkollave të pajisin me vendime individuale secilin mësimdhënës që e angazhojnë në mësimin plotësues duke precizuar sa orë do t’i mbajnë, në cilën kohë e në cilin vend. DKA-të të mos harrojnë se norma javore është 20 orë mësimi dhe se në Kontratën Kolektive të Arsimit saktësohet se çdo orë e mbajtur mbi këtë normë duhet të paguhet si orë e rregullt. SBASHK u drejtohet me apel anëtarësisë , pra punëtorëve në Arsimin Parauniversitar që të mos fillojnë me mësimin plotësues nëse fillimisht nuk u dorëzohen nga drejtoritë vendimet për secilin veç e veç për orët që do të obligohen t’i mbajnë në emër të mësimit plotësues, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.