Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati- Alshamsi: Emiratet e Bashkuara Arabe do ta përkrahin Kosovën në arsim dhe shëndetësi

Maj 6, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati priti në takim ambasadoren e Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë, Nabila Alshamsi, me të cilën ka diskutuar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Me këtë rast, ministri Murati falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe mbështetjen e  Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai gjithashtu e njoftoi ambsadoren për gjendjen makrofiskale të Kosovës, si dhe për planet e Qeverisë Kurti për ekonominë e vendit, veçanërisht  në trajtimin e sfidave që janë krijuar nga pandemia COVID-19.

Ndërsa, ambasadorja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Nabila Alshamsi, e falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në investime të cilat ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e vendit. Po ashtu, ambasadorja shprehu që Emiratet e Bashkuara Arabe do ta përkrahin shtetin e Kosovës me investime në hapësira të ndryshme, si në arsim dhe shëndetësi, thuhet në komunikatën për media e MFPT.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM