Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosovaret nuk e fajësojnë vetëm pabarazinë gjinore për shkallën e punësimit të tyre

Shk 28, 2017

Pothuaj një nga pesë femrat (18.1%) në moshë pune (15-64 vjeç) janë të punësuara sot në Kosovë, krahasuar me rreth tre nga pesë meshkuj (56.7 %).

Sipas hulumtimit nga i cili rrjedh ky përfundim, 38.5% e femrave të intervistuara kanë deklaruar se përgjegjësitë familjare ishin arsyeja kryesore për mospunësimin e tyre.  Por, këto nuk janë arsyet e vetme të mosbarazisë së tyre gjatë punësimit: një nga arsyet e shpeshta është edhe konkurenca e madhe për pozita të njëjta.

Nga ky hulumtim për fuqi punëtore në vitin 2015, i bërë prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës, del se femrat nuk janë të punësuara aq sa meshkujt. Legjislacioni në Kosovë, ndërkaq, ofron kushte të njëjta për inkurajimin dhe mbështetjen e femrave dhe meshkujve në procesin e punës.

Iliriana Bogiqi, e diplomuar në Fakultetin e Pedagogjisë e sheh punësimin si një sfidë të madhe.

“Kam diplomuar vitin e kaluar, mirëpo vend pune në profesionin tim ende s‘kam gjetur edhe pse kam aplikuar në shumë konkurse. Mospunësimin tim e lidhi me konkurrencën e madhe dhe me parregullësitë nëpër secilin konkurs të punës“, thotë ajo.

Sipas statistikave, 40 % e meshkujve kosovar janë të punësuar në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe ndërtimtarisë. Me të njëjtën përqindje femrat janë të punësuara në sektorët e arsimit dhe të shëndetësisë.

Yllka Syla-Rexhepi, mësuese e shkollës “Nazmi Pajaziti” në fshatin Radivojc, komuna e Vitisë, arsyeton punësimin më të madh të femrave në arsim per shkak të orarit të cilin e ofron ky profesion.

“Femrat përfundojnë Fakultetin e Edukimit me qëllim se punën do ta kenë me orar më të shkurtë. Këtë vendim e marrin për arsye të angazhimeve që ato kanë në shtëpi si kryefamiljare. Gjithashtu, femrat janë më të dashura me fëmijë dhe pranohen më lehtë nga ata”, mendon ajo.

Në shkollën në të cilën ajo punon, janë edhe 4 femra tjera dhe një mashkull si mësues.

Ajo, njëherësh, konsideron se profesionet në të cilat kërkohet më shumë kohë dhe fuqi duhet lënë meshkujve.

Në anën tjetër, disa meshkuj të kontaktuar i kritikojnë vet femrat për nivelin e ultë të punësimit.

I.RR, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë dhe ende i papunë thotë se ka shumë konkurencë në secilin profesion dhe është e nevojshme gatishmëria për të pranuar edhe orarin më të gjatë dhe pagën më të ultë. Ndërsa femrat, sipas tij, kanë edhe kërkesa shtesë kur bëhet fjalë për punësim.

’’Femrat duan një punë ku është më lehtë, e orari më i shkurtër, se kanë obligime në familje“, thotë ai.

Edhe shokët e tij e mbështesin në këtë mendim duke e shikuar nga disa aspekte vet femrën si ’’fajtore’’ për mospunësim. Shumëkush, ndërkaq, konsideron se vendi i femrës është pranë fëmijëve të tyre, andaj në një mënyrë i arsyetojnë që kërkojnë punë më orar të shkurtër.

Nga e gjithë popullsia në moshë pune në Kosovë, nga hulumtimi i fundit, ai i Agjencisë së Statistikave të Kosovës i vitit 2015, vetëm 25.2% ishin të punësuar. Shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkuj se për femra: 38.7% të meshkujve në moshë pune ishin të punësuar krahasuar me 11.3% të femrave në moshë pune.

Xheneta Hasani

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM