Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nënshkruhet kontrata mes Komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

Maj 6, 2021

Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK.

Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbejë për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM