Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti uron festën përfaqësuesve të komunitetit goran

Maj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilija Redžepi, priti në takime të ndara përfaqësuesit politikë, kulturorë e shoqërorë të komunitetit goran në Kosovë, me rastin e 6 Majit, festës zyrtare të qytetarëve të komunitetit goran në Kosovë – Ditën e goranëve.

Në një fjalë rasti, kryeministri Kurti ua uroi të gjithë pjesëtarëve të komunitetit goran në Kosovë këtë ditë.

Kryeministri e vlerësoi të rëndësishëm rolin e komunitetit goran në forcimin e tolerancës dhe diversitetit në shoqërinë kosovare. Ai theksoi se e çmon lartë angazhimin e tyre në mbrojtjen e identitetit dhe ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve.

Përfaqësuesit e komunitetit goran e uruan kryeministrin Kurti për detyrën dhe ritheksuan vullnetin e gatishmërinë e komunitetit për të kontribuar në zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM