Build Skills with our trainings

Sign up now!

Michel letër urimi Kurtit: Mezi pres të punojmë bashkë në përparimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Maj 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.

Ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është prioritet dhe ne kemi interes të përbashkët të shohim Kosovën të përparojë më shpejtë në rrugën e saj evropiane, thuhet në letër urimin e Michel.

Bashkimi Evropian ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike dhe integrim të rajonit, veçanërisht në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nëpërmjet Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar në tetor të vitit 2020, vazhdon letër urimi.

Presidenti Michel shkruan se me solidaritet dhe bashkëpunim, ekonomitë dhe shoqëritë tona do të rimarrin veten më shpejtë nga pandemia dhe se mezi pret të punojë bashkë me kryeministrin Kurti në përparimin e marrëdhënieve në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM