Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Çuçi: Bashkëpunim policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafikimit në të dy anët e kufirit

Maj 21, 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit, zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, zhvilloi një takim zyrtar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Të dy homologët diskutuan për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve, mundësinë e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

Në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafikimit në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimin për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Po ashtu pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM