Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria emëron bordet e përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike

Maj 21, 2021

E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 12-të të rregullt, në të cilën ka miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore.

Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Komisionit për kompensimin e viktimave të krimit. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij vendimi, me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës emërohet Sevdije Morina në vend të Arjana Shajovcit, dhe, me propozimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, emërohet Blerta Deliu-Kodra në vend të ish-deputetes Donika Kada-Bujupi.

Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të partneritetit për “Menaxhimin e grant kontratës të asistencës teknike në kuadër të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut nën IPA II (2014 – 2020)”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Republikës së  Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin ” Mbështetja ndaj Reformës së Arsimit dhe Trajnimit Profesional në Kosovë – Faza 2″. Kjo marrëveshje ka të bëjë me projektin e përbashkët të zhvillimit dhe mbështetjes së përpjekjeve të vazhdueshme në Kosovë për kryerjen e reformave në sektorin e arsimit dhe aftësimit profesional i cili do të zbatohet në periudhën e ardhshme 5 vjeçare.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A. në përbërje:

  1. Bahri Hyseni, kryesues;
  2. Hekuran Nikçi, anëtar;
  3. Shyqri Kelmendi, anëtar;
  4. Alban Krasniqi, anëtar;
  5. Shyqyri Sadiku, anëtar.

Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh. A:

  1. Rrezarta Pllana, kryesues;
  2. Bezad Halilaj, anëtar;
  3. Merita Kasapolli, anëtare;
  4. Arbnorë Pula, anëtare.

-Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” Sh. A:

  1. Safije Beseni, kryesuese;
  2. Sebahate Krasniqi, anëtare;
  3. Genc Rama, anëtar;
  4. Naim Haliti, anëtar.

Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh. A:

  1. Enis Berisha, kryesues;
  2. Ardita Salihu, anëtare;
  3. Fitnese Ismajli, anëtare;
  4. Afrim Mehmetaj, anëtar.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:

  1. Hasnije Ilazi;
  2. Gëzim Tosuni;
  3. Krenare Pireva Nuçi;
  4. Seb Bytyçi;
  5. Alison Felce;
  6. Cassie L. Barnhardt;
  7. Werner J. Stuber.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Qeverisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM