Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm Naim Bardiqi, kanë takuar sot ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.
Në takim, ministri Vita ka njoftuar ambasadoren Barisic me ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë Covid-19 dhe sfidat në sistemin shëndetësor gjatë kësaj kohe.
Gjatë këtij takimi është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, të cilat Kroacia i jep Republikës së Kosovës në përkrahje vaksinimit kundër COVID-19.
Në këtë drejtim, Vitia i ka shprehur mirënjohen në emër të Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin e qëndrueshëm dhe mbështetjen konkrete në përballjen me Covid-19.
Ambasadorja Barishiq theksoi rëndësinë e zbatimit të masave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.