Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar 20 pompa shiringash dhe 10 elektrokardiograma si pjesa e parë e pajisjeve mjekësore japoneze të dhuruara nga Qeveria e Japonisë.
Vlera totale prej 810, 000 Euro synon të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar sistemin e saj shëndetësor dhe kapacitetet mjekësore në luftën kundër COVID-19, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.