Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përfaqësuesi Special i BE-së Lajçak do të vizitojë Kosovën

Maj 28, 2021

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021.

Gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, ai do të takohet me presidenten Osmani, kyeministrin Kurti, zëvendës kryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Bislimi, Zëvendës Kryeministren e Dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schwarz.

Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet shefave të Misioneve të BE-së.

Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SH.B.A.-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew A. Palmer. Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të martën, 1 qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së, thuhet në komunikatën për media e BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM