Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trendi brengosës i vetëvrasjeve nuk ka të ndalur

Nën 14, 2016

Vetëvrasja e fundit e 18 vjeçares M.K që u hodh nga një ndërtesë e lartë një mesditë, në një lagje të kryeqytetit, ka shtuar numrin edhe më shifrat tragjike të një dukurie shumë negative në shoqërinë tonë.

Sipas statistikave nga Policia e Kosovës, nga janari i këij viti e deri në fillim të nëntorit, janë evidentuar 20 raste të vetvrasjeve.

Vetëm brenda javës së fundit të muajit tetor, janë identifikuar 4 raste të vëtvrasjeve nga gjinia femërore. Mosha mesatare e femrave që po kryejnë këtë akt është rreth 20-40 vjeç.

Sociologu Leutrim Sahiti, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Sociologjike “Sociometri”, thotë se rastet e vetëvrasjeve të kryera nga femrat paraqiten më shumë për arsye të pozitës së tyre inferiore në shoqëri ose familje.

“Ato ballafaqohen edhe me dhunën në familje, ku kemi edhe rastet e vrasjeve. Mungesa e qasjes në trashëgimi dhe mungesa e përkrahjes institucionale në këtë drejtim është edhe një arsye pse kryejnë vetëvrasje,” konstaton Sahiti.

Për sociologun Fadil Maloku kriza ekonomike dhe elementë të tjerë demografik gjithashtu ndikojnë tek njerëzit e sidomos tek të rinjtë për të ardhur deri te ky akt.

“Kemi të bëjmë me një gjeneratë të re, me një kontigjent të ri, të cilët në rast se nuk e gjejnë veten në këto rrethana atëherë mund të ndodhë që të kalojnë në gjendje depresive. Depresioni sjell situata të pakëndshme ku statusi i tyre për t’u ndërtuar dhe ngritur në këtë hierarkinë shoqërore bëhet i pamundur,” thotë Maloku.

Organizata e Kombeve të Bashkuara në Raportin e Lumturisë të vitit 2015, ka rrjeshtuar 158 vende, duke përdorur disa formula, përfshirë këtu mirëqënien ekonomike dhe sociale.

Kosova, e cila për këtë vit renditet e 77-ta, tregon se lumturia e qytetarëve po zbret në krahasim nga vitet 2012-2014 me renditje 69-të. Por, fakt është se në vitin 2008, kur shpallet pavarësia e saj, qytetarët e Kosovës kanë qenë më të lumtur që nga periudha e pasluftës: renditet në shkallën e 64’të.

Maloku thotë se ky rangim i Kosovës kaq larg mund të shpjegohet nga ideja se pas lufte kemi krijuar njëfarë vetëkënaqësie se jemi duke ndërtuar një shoqëri, mirëpo më vonë gjeneratat e reja kanë kuptuar se ky shtet, kjo mirëqenie, nuk është diçka që vjen aq shpejt.  

“Njerëzit janë të zhgënjyer, e zhgënjimi me automatizëm na zbret poshtë. Dhe, gjithashtu kushtet ekonomike në Kosovën e pas luftës janë dosido një faktor kyç në krijimin e atyre parametrave për një jetë normale ekzistenciale.”

Me një mendim të tillë pajtohet edhe profesori universitar për çështjet e sigurisë, Avni Islami, sipas të cilit një kategori e caktuar e ish-luftëtarëve të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të traumave të shkaktuara gjatë luftës, një kategori tjetër kryejnë vetëvrasje nga gjendja e rëndë ekonomike si kryefamiljarë.

Në bazë të të dhënave nga Policia e Kosovës, që nga paslufta kemi rreth 800 raste të vetëvrasjeve dhe një numër prej 2,757 tentimvetëvrasjeve.

Doruntina Stojkaj

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM