Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Do të angazhohemi që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme të punës dhe veprimit

Maj 31, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale/rajonale, në krye me Nexhmedin Spahiu.

Në takim u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen e transparencës e llogaridhënies së qeverive lokale, dhe për pengesat e sfidat me të cilat përballen televizionet lokale e rajonale.

Spahiu e njoftoi kryeministrin Kurti me problemet që i kanë shkaku i moszbatimit të ligjit nga operatorët e shpërndarjes së shërbimeve mediale audiovizuale, në veçanti me renditjen, siç tha ai, të paligjshme të kanaleve televizive nëpër platforma. Spahiu tërhoqi vërejtjen për rrezikun dhe dëmin që sjellë krijimi i monopoleve për transmetuesit televiziv lokal e rajonal. Siç tha ai, Ligji për mediat u jep përparësi transmetuesve audiovizualë vendorë, prandaj ata nuk kërkojnë favore, por vetëm zbatim të ligjit.

Kryeministri Kurti theksoi se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt dhe mandati i fuqishëm që na e dha populli, nënkuptojnë zbatim të përpiktë të ligjit në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet.

Kurti siguroi pronarët medial se do të angazhohet vazhdimisht që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme dhe të barabarta të punës e veprimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM