Build Skills with our trainings

Sign up now!

Handikos lanson video me udhëzime se si mund të raportohet dhuna tek fëmijët

Qer 1, 2021

HANDIKOS, me rastin e shënimit të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve ka lansuar kampanjën ‘’Bëhu Mburoja ime!’,  me qëllim promovimin e raportimit të dhunës tek fëmijët, në çdo ambient.

Lidhur me këtë, sot kemi lansuar edhe videon vetëdijësuese me udhëzime, ku secili që has në raste të dhunës tek fëmijët apo vëren ndonjë shenjë dhune tek ata, duhet të kontaktojë në institucionet në vijim:

-Policia e Kosovës – 192

-Qendra për Punë Sociale në komunën ku jetoni.

Ofruesit e shërbimeve (mjekët, mësimdhënësit, zyrtarët social) e kanë për obligim të raportojnë çdo rast të dyshimtë të dhunës ndaj fëmijëve.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në të gjitha mjediset’’, në partneritet me Save the Children in Kosovo dhe mbështetur nga SIDA Suedeze, thuhet në kom unikatën për media e Handikos.

Gjeni me poshte linkun e videos:

https://www.facebook.com/362362497178714/videos/201507995130739

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM