Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Kosova ka nevojë për institucione të drejtësisë plotësisht të pavarura

Qer 9, 2021

Në kuadër të takimit të 5-të virtual të Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, organizuar nga Komisioni Evropian, ka marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zyrtarë të tjerë nga Ministria e Drejtësisë.

Pas fjalës hyrëse të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu diskutoi për rëndësinë e sundimit të ligjit dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë në kompletimin e politikave adekuate dhe adresimin e prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë.

“Qeveria jonë është e vetëdijshme për sfidat që ka para vetes megjithatë jemi shumë të përkushtuar që shteti i Kosovës të jetë shtet i së drejtës. Për këtë padyshim që nevojiten hapa serioz, të mirë menduar dhe bashkëpunim ndërinstitucional”, deklaroi Haxhiu.

Ministrja Haxhiu theksoi punën që është bërë nga Ministria e Drejtësisë në adresimin e prioriteteve siç është lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rishikimi funksional, vettingu dhe prioritetet tjera që lidhen me dhunën në familje dhe adresimin e krimeve të luftës.

Në përfundim të diskutimit, ministrja potencoi interesimin e plotë dhe obligimin që konsideron Qeveria, në kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe për rëndësinë e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Kosova ka nevojë për institucione të drejtësisë plotësisht të pavarura.

Në kuadër të takimit të 5-të të Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në fjalimin hyrës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga institucione të tjera, si Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues nga institucionet tjera të drejtësisë në Kosovë.

Takimi dhe diskutimi virtual i Nën-Komisionit për Drejtësi, Liri dhe Siguri do të vazhdojë gjatë tërë ditës së sotme dhe ditën e nesërme, 10 qershor, me temat përkatëse, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM