Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Gewessler: Institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara për një të ardhme të gjelbër e të qëndrueshme

Qer 23, 2021

Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, presidentja Vjosa Osmani u takua me ministren për Veprim Klimatik, Mjedis, Energji, Mobilitet, Inovacion dhe Teknologji, Leonore Gewessler, me të cilën ka biseduar për Agjendën e Gjelbër, një prej temave kryesore gjatë kësaj vizite.

Në këtë takim, presidentja Osmani tha se institucionet e reja të Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për një të ardhme të gjelbër e të qëndrueshme. Sipas saj, pandemia ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është kujdesi ndërmjet aktivitetit tonë të përditshëm ekonomik dhe mbrojtjes së mjedisit, në funksion të shëndetit edhe për qytetarët.

Osmani theksoi po ashtu që Kosova mbetet e përkushtuar për të jetësuar zotimet në kuadër të Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, tha se politikat e saj do të udhëhiqen nga parimet e Marrëveshjes së Parisit, edhe pse Kosovës i është mohuar mundësia e ratifikimit të saj.

Sipas presidentes Osmani, tranzicioni energjetik, menaxhimi i mbeturinave dhe ruajtja e mirëmenaxhimi i resurseve ujore, mbeten disa prej sfidave kryesore në vend.

Përderisa institucionet do të angazhohen për të siguruar zgjidhje të qëndrueshme, ajo e ftoi ministren dhe partnerët nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar Kosovën në këtë rrugëtim, në aspektin e ekspertizës, por edhe në atë financiar, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM