Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet komiteti drejtues për kornizën e bashkëpunimit të OKB-së për zhvillim të qëndrueshëm

Qer 25, 2021

Në ndërtesën e Qeverisë, u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në dy prioritete themelore dhe urgjente. E para ka të bëjë me fokusimin në menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, me qëllim të minimizimit të pasojave në shëndetin publik. Ndërsa prioriteti i dytë është zbutja e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, që kërkon mobilizim të gjithë potencialit shtetëror.

“Ne po punojmë së bashku me partnerët në vizionin tonë për qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, për rritje ekonomike, mjedis të pastër dhe resurse të qëndrueshme. Nëpërmjet kësaj do të jemi në gjendje të arrijmë vizionin tonë afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm,” tha kryeministri Kurti.

Ky ishte takimi i parë i Komitetit Drejtues, që është organi më i lartë drejtues i UNSDCF 2021-2025, kornizë kjo që artikulon bashkëpunimin e sistemit zhvillimor të OKB-së me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, për arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, në përputhje me prioritetet e qeverisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM