Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dogana: Kapen rreth 5 ton duhan i kontrabanduar

Qer 26, 2021

Njësitet e Doganës kanë realizuar një operacion gjatë të cilit janë kapur sasi e konsiderueshme e duhanit.   

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës se mallrave përmes rrugëve ilegale kane kryer një Operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, pas pranimit të informatave  përmes rrugëve operative.  Me ketë rast është arritur të identifikohet dhe ndalohet një kamion i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara (duhan i papërpunuar) në sasi prej 5,000 Kg.

Vlera e këtij malli  është 13,000 Euro dhe shmangiet në vlerë prej 3,784 Euro, mirëpo në rast se ky mall do te arrinte të kontrabandohej në territorin e Republikës së Kosovës dhe te përpunohej  shmangiet nga detyrimet doganore do ti ishin  rreth 210,000 mijë Euro.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovice dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është intervistuar, thuhet në komunikatën për media Doganës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM