Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 27.06.2021
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.705 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 159.045 doza të vaksinës.
Deri më sot 30.552 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.984 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.310.
Në total numri i rasteve aktive është 171.