Build Skills with our trainings

Sign up now!

Von der Leyen uron kryeministrin Kurti, premton vazhdimin e mbështetjes për progresin dhe reformat e Kosovës në rrugën evropiane

Qer 27, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në emër të Bashkimit Evropian, von der Leyen ia ka ritheksuar Kurtit urimet më të përzemërta për emërimin kryeministër i Kosovës, siç edhe ia ka shprehur tashmë gjatë takimit në Bruksel, më 29 prill.

Shpresoj ta vazhdojmë bashkëpunimin dhe ju dëshiroj sukses në mandatin tuaj, ka shkruar ajo.

Presidentja von der Leyen ka thënë se perspektiva kredibile e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet për Komisionin.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo, duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave,“.ka shkruar ajo.

BE-ja, sipas von der Leyen, gjithashtu qëndron përkrah Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë dhe mbështetjen e rimëkëmbjes ekonomike edhe nëpërmjet Planit për Ekonomi dhe Investime për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar në muajin tetor të vitit 2020.

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se e mirëpret zotimin e kryeministrit Kurti për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë, të lehtësuar nga BE.

Ursula von der Leyen ka thënë se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo, sipas saj, është thelbësore për progres në rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj.

“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë“,  ka përmbyllur letrën presidentja von der Leyen, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM