Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti dhe Nenad Čanak bisedojnë për çështjen e të pagjeturve të luftës

Qer 28, 2021

Çështja e personave të pagjetur nga lufta në Kosovë ishte tema kryesore e takimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të LVV-së në Kuvendin e Kosovës, Hydajet Hyseni, me kryetarin e Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad Čanak.

Kurti dhe politikani opozitar në Serbi u pajtuan se Serbia duhet t’i hapë arkivat dhe të japë informacione për varrezat masive që dyshohet se ndodhen në territorin e saj.

Kryeministri Kurti e njoftoi Čanak. se janë 1632 persona që konsiderohen të zhdukur dhe theksoi se qeveria do të angazhohet maksimalisht për të gjithë të pagjeturit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Në takim u diskutua për nevojën e forcimit të socialdemokracisë në rajon, dialogun e ri për statusin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që bazohet në barazi, siç është edhe njohja e ndërsjellë.

Čanak e njoftoi kryeministrin Kurti me situatën politike në Serbi, ngufatjen e zërave të mirëfilltë opozitarë dhe të mediave nga pushteti aktual.

Politikani opozitar Čanak tha se i ka marrë djalin dhe nipin për vizitë në Kosovë, që të shohin nga afër realitetin në të cilin jetojnë serbët dhe shqiptarët, sepse politika shtetërore, sipas tij, nuk po ia paraqet të vërtetën popullit në Serbi, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM