Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Bílek: Bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal

Qer 29, 2021

Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e korit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Pavel Bílek.

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi ambasadorin Bilek për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi dhe  me rolin e saj me kontingjentin  ushtarak në misionin e NATO-s në ruajtjen e sigurisë së vendit, në veçanti. Më pas, ai e njoftoi me zhvillimet aktuale në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK si dhe qëllimet e tij strategjike në të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori Bílek vlerësoi lartë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, angazhimin e saj si dhe objektivat për të ardhmen duke ofruar mbështetjen e Republikën Çeke në fushat me interes të përbashkët.

Në fund,  të dy u pajtuan që të intensifikohen angazhimet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në mes dy vendeve në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM