Build Skills with our trainings

Sign up now!

Thirrje për aplikim: Vajzë Dëgjohu!

Pri 5, 2015

KosovaLive Organization në partneritet me organizatën ndërkombëtare, fituese e shumë çmimeve, GlobalGirl Media (GGM) themelon Byronë e informimit për femra në Kosovë, për edukimin dhe fuqizimin e vajzave kosovare në media të reja. Byroja është pjesë e familjes ndërkombëtare të akademive dhe byrove të GGM nëpër botë (Los Angelos, Çikago, Oakland, Nju Jork, Londër, Moroko, Afrikë Jugore dhe Kosovë) të cilat punojnë në zhvillimin e zërave dhe të shprehjes individuale tek vajzat tinejxhere në komunitete, duke i trajnuar ato për t’u bërë qytetare-gazetare, dhe për të përdorur fuqinë e mediave digjitale për të frymëzuar aktivizëm shoqëror dhe bërë ndryshim në komunitetet e tyre.

Ne i ftojmë vajzat e interesuara të moshave 17-25 vjet që vijojnë shkollat e mesme dhe universitet, të aplikojnë për “Vajzë Dëgjohu! Girl be Heard”, një trajnim në gazetarinë digjitale dhe në produksion të filmave. Pas trajnimit, përgjatë 12 muajve të ardhshëm, 15-20 vajza të cilat edhe do të stipendohen, do të prodhojnë kontent të vazhdueshëm nën udhëheqjen e stafit të KosovaLive, e storjet do të publikohen lokalisht dhe ndërkombëtarisht. Pjesëmarrja në trajnimin nga GlobalGirls (15 -30 maj) është qenësore dhe është e domosdoshme në mënyrë që më pastaj vajzat të bëhen pjesë e Byrosë informative. (Nga shkollat/universiteti do të kërkohet lirimi në ditët e caktuara të angazhimit vetëm të pjesëmarrëseve të përzgjedhura!)

Trajnimi “Vajzë Dëgjohu! Girl be Heard” do të udhëhiqet nga regjisorja e dokumentarëve dhe filmave,  fituese e shumë çmimeve, Amie Williams, (Yale: English & Theater Arts; UCLA Film Production). Drejtoresha ekzekutive dhe bashkëthemeluesja e GlobalGirl Media. Amie Williams ka prodhuar, xhiruar, dhe edituar më shumë se 100 projekte,  për media të renomuara botërore: PBS, Current TV, Al Jazeera English, Discovery Channel, California Democratic Party, Canadian TV, labor unions (SEIU UNITEHERE, AFTRA) and BBC. Shih profilin virtual të Amie Williams!

Kriteret e përzgjedhjes
– Duhet të jetë vajzë nga mosha 17-25
–E regjistruar në shkollë të mesme dhe/apo universitet (prioritet vajzave në shkollat e mesme publike dhe Universitetit Publik)
– Të demonstrojë interesim në gazetari/ çështjet e përditshme/film dhe të demonstrojë shkathtësi komunikative
– E gatshme të dedikojë  dy javë të plota nga 15 – 30 maji 2015, nga ora 10:00– 15:00.
– Të plotësojë formularin deri më: 5 maj 2015 në orën 24:00
– Finalistet do të kontaktohen për intervistë.

Aplikacionet duhet të përmbajnë:

-Aplikacioni i kompletuar me të gjitha hapësirat e plotësuara, klikoni këtu!
– Një letër apo email (office@globalgirlmedia.org dhe social@kosovalive.org ) nga shkolla, nga ndonjë asociacion apo person profesional që shpjegon në mënyrë të detajuar interesimin e kandidates në gazetari, shkrim, art, film dhe aktivizëm në komunitet.

Kërkesat e Byrosë: 

  • Pjesëmarrje e rregullt për 2 javë në trajnimin GGM – “Girl be Heard! Vajzë Dëgjohu!” (15– 30 maj 2015)
  • Dedikim 1 vjeçar në Byronë KosovaLive- GlobalGirlMedia (12 muaj)
  • Pjesëmarrje e rregullt në takimet javore (një herë në javë)
  • Prodhim i artikujve & videove/filmave nën mentorimin e stafit lokal nga KosovaLive dhe ndërkombëtar nga GGM

Benefitet – shkathtësitë për punësim:

  • Rrit aftësitë për komunikim: shkrim, prezentim.
  • Mëso të krijosh, dizajnosh, dhe promovosh blogun, të përzgjedhësh temat e vlefshme për blogim, dhe të arrish audiencën
  • Përfito përvojë praktike në intervistim dhe raportim duke prodhuar storjet të shkruara dhe vizuele
  • Mëso teknikat e editimit të zërit, integrimin e muzikës dhe teknikat e ndriçimit për video
  • Mëso të bëhesh regjisore dhe të xhirosh filimin tënd -xhiro filmin tënd!
  • Bëhu gazetare me shkrime dhe filma të publikuara në portalin e pavarur KosovaLive360.com, në faqen Kosovalive.org, GlobalGirlMedia.org dhe GGMN.tv
  • Përfito përvojë praktike në punë
  • Ndërto CV-në dhe portfolion tënde
  • Mëso të aplikosh për punë dhe të identifikosh mundësitë më të mira të punësimit

Benefitet – financiare/personale/edukimit:

  • Pozitë e paguar
  • Bëhesh gazetare e publikuar ndërkombëtarisht dhe regjisore e shikuar ndërkombëtare.
  • Profesioniste e çertifikuar ndërkombëtarisht nga KosovaLive-GlobalGirlMedia
  • Publikime në KosovaLive360, KosovaLive.org, Globalgirlmedia.org, & GGMN.tv dhe në media të tjera
  • Mundësi punësimi afatgjate në KosovaLive360, KosovaLive.org, SociaLive apo në kompani të tjera të mediave lokale, ndërkombëtare apo të fushave kreative, sikurse agjencive të marketingut, firmave private dhe organizatave joqeveritare.
  • Bursa meritore për Universitetin e Prishtinës nga Flora Stationery
  • Mundësi për të fituar, në baza meritore dhe të dedikimit në Byronë informative, një semestër gratis të studimeve në gazetari dhe media në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
  • Praktikë në organizata lokale, mundësi rrjetëzimi me liderë, mundësi punësimi afatgjatë pas përfundimit të programit
  • Mundësi të udhëtimeve ndërkombëtare dhe të avansimit profesional
  • Mundësi të rrjetëzimit ndërkombëtar përmes GlobalGirlMedia Network(Byrotë: Los Angeles, New York, Chicago, London, Morocco, South Africa, Oakland, & Kosova)
  • Dëgjohuni ndërkombëtarisht! Kontribo në diplomacinë publike dhe digjitale të Kosovës!

Nga Byroja do të përfitojnë vajzat nga mosha 17-25 vjet nga grupet etnike: shqiptar, serb, turq, boshnjak, ashkali dhe roma.

Për më shumë informata për GlobalGirl Media visitoni :www.globalgirlmedia.org dhe www.ggmn.tv

Për më shumë informata për KosovaLive Organisation & KosovaLive360, visizoni:www.kosovalive.orgwww.kosovalive360.com and www.kosovakosovo.org

Plotësoni aplikacionin këtu: Girl Be Heard Academy! Akademia Vajzë Dëgjohu! deri më 5 maj 2015 (24:00)

Për pyetje në lidhje me Byronë KosovaLive-GlobalGirlMedia (GGM) ju lutem kontaktoni:

KosovaLive Organisation, Pallati i Mediave, Aneksi II, Prishtina, Kosova, 10000, annea.hapciu@kosovalive.org, +381 38 248 276/277

Sesioni Informues për “Girl be Heard! Vajzë Dëgjohu!” do të mbahet më 20 prill 2015 (nga ora 12:00-13:00) në KosovaLive, Pallati i Mediave, Aneksi II (afër RTV21, te Prince Coffee House, mbi redaksinë e gazetës Zëri).

English: https://localhost/kosovalive/vajze-degjohu-thirrje-per-aplikim-girl-be-heard-call-for-applications.html

Aplikacioni https://docs.google.com/forms/d/1ISF4v1V4_0u37LwKu0jE2mGumSk3OfjP7AUt7Vpvdec/viewform

“Ky program është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe nga Undersecretary’s Fund for Innovation nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM