Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës

Kor 7, 2021

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.

Presidentja shprehu kënaqësinë për ta mirëpritur mikun e Kosovës.

“Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër”, tha presidentja Osmani.

Sipas saj, gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës.

“Nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme t’jua ritheksojmë mirënjohjen tonë për atë që ju bëtë për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj“, tha ajo.

“Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës”, tha presidentja Osmani.

Në anën tjetër, gjenerali Clark shprehu kënaqësinë që po rikthehet në Kosovë, aty ku mikpritja dhe mirënjohja për të janë të përhershme.

“Ky vend është krijuar falë shpirtit tuaj kryengritës dhe këmbëngultësisë së qytetarëve të këtij vendi për ta fituar lirinë”, tha gjenerali Clark.

Ai e ritheksoi gatishmërinë e tij që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën sikur edhe deri më tani, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM