Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të dielën, më 18 korrik, duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e hapjes së vendkalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë-Strazimir.
Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat për parandalimin e pandemisë me Covid-19, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.