Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 102 pacientë.
Prej tyre, 16 janë të konfirmuar pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore, sipas raportit të punës për datën 19 korrik 2021.
Në QKUK janë të shtrirë 93 pacientë, 8 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 51 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 48 pacientë, 2 në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 9 pacientë
8 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.