Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin e Kosovës

Kor 26, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, ka vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Jemi këtu, së bashku me ministrat dhe stafin e Presidencës për të qenë pranë udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. U shprehim ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë lënduar rëndë e lehtë”, tha kryeministri Kurti.

Ai falënderoi kryeministrin e Kroacisë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmën e shpejtë, reagimin urgjent dhe për tretmanin ndaj pacientëve në spital, por edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të cilët janë në duar të mira e të sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroat.

Së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë të lënduarve në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, duke koordinuar veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM