Build Skills with our trainings

Sign up now!

Murati: Punësimi dhe aktivizimi i të rinjve në Republikën e Kosovës është prioritet i Qeverisë

Kor 26, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim përfaqësues të bizneseve për teknologji informative në vend, gjegjësisht anëtarë të STIKK dhe ICK, ku prezent ishte edhe Lulëzon Jagxhiu nga Zyra e Kryeministrit. Temë diskutimi ishte operacionalizimi i masës 1.5 të Pakos për Ringjallje Ekonomike, Trajnimi dhe punësimi në TI.

Kjo masë ka për qëllim orientimin e talenteve të reja drejt fushës së TI-së, me ç ‘rast Qeveria do të ofrojë kuponë me anë të të cilëve mund të ndiqen kurse për TI apo trajnime në praktikë. Atyre që përfundojnë kursin apo trajnimin me sukses, do t’u ofrohet mbështetje në punësim për 3 muajt e parë.

Gjatë këtij takimi, Murati theksoi se punësimi dhe aktivizimi i të rinjve në Republikën e Kosovës është prioritet i Qeverisë, ku rëndësi të madhe i është dhënë zhvillimit në fushën e teknologjisë informative. Këto përpjekje të Qeverisë po bëhen për të përgatitur vendin për një të ardhme digjitale dhe për të mbështetur edukimin e talenteve të reja në këtë fushë.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka fokus parësor fuqizimin e të rinjve në ekonomi. Ndër të tjera, në këtë pako përfshihen tri masa kyçe të cilat drejtpërdrejt prekin të rinjtë, gjegjësisht skema e punësimit të garantuar për të rinjtë, skema e granteve për zanatet, dhe trajnimi dhe punësimi në TI, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM