Build Skills with our trainings

Sign up now!

DASh vlerëson se Kosova ruajti sektorin financiar nga ndikimi i COVID-19

Kor 28, 2021

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve për vitin 2021, i cili njeh zhvillimet në sektorin financiar.

Raporti i DASH vlerëson se sistemi rregullativ është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së dhe standardet ndërkombëtare. Nuk ka kufizime përtej kërkesave normale rregullatore në lidhje me burimin e kapitalit, përshtatjen dhe aftësinë e investitorëve.

Raporti në fjalë, thekson se BQK-ja ka marrë të gjitha masat e kërkuara për të përmirësuar politikat për rrjedhën e lirë të burimeve financiare. Gjithashtu, theksohen përmirësimet e vazhdueshme të qasjes në kredi të sektorit privat, ndërsa investitorët e huaj mund të marrin kredi dhe mund të hapin llogari bankare.

Megjithëse sipas parashikimeve të FMN-së ekonomia kosovare gjatë vitit 2020 kishte rënie prej 6% për shkak të COVID-19, sektori bankar mbetet mirë i kapitalizuar dhe profitabil.

Raporti vlerëson se shërbimet financiare dhe huadhënia bankare janë përmirësuar dukshëm gjatë viteve të fundit. Në mars 2021 kreditë joperformuese janë në nivelin prej 2.7%, përderisa normat e interesit kanë rënë dukshëm, nga një mesatare prej 12.7% që ishin në vitin 2012 në një mesatare prej 3.1% në marsin e vitit 2021.

Gjithashtu, lejohet transferimi i fondeve në tregjet e huaja ose shndërrimi në valutë të huaj, të cilat duhet të përpunohen në përputhje me procedurat bankare të BE-së.

Kosova nuk zbaton asnjë lloj kontrolli të kapitalit ose kufizime në flukset ndërkombëtare të kapitalit dhe si e tillë, qasja në këmbimin e valutave të huaja për dërgesat e investimeve është e liberalizuar plotësisht.

Pavarësisht tronditjeve nga COVID-19 në të gjitha ekonomitë botërore, në vitin 2020 remitancat në Kosovë ishin të qëndrueshme dhe shënuan rritje prej 15.1% ose mbi 1.2 miliard dollarë, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM