Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Berger: Bashkëpunim dhe rritje e investimeve gjermane në Kosovë

Kor 28, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger.

Sekretari Berger i shprehu kryeministrit ngushëllime për aksidentin tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë, të cilët po udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.

Duke iu falënderuar, kryeministri Kurti i shprehu sekretarit Berger ngushëllime për jetët e humbura në disa pjesë të Gjermanisë, si pasojë e stuhisë dhe vërshimeve shkatërruese.

Rëndësia e bashkëpunimit dhe rritja e investimeve gjermane në Kosovë, ishte temë diskutimi, me theks të veçantë te mërgata e fuqishme në Gjermani. Sekretari Berger e përgëzoi kryeministrin Kurti për indikatorët e mirë ekonomikë të vendit, që siç tha ai, janë impresionues.

Ai tha se Gjermania do të mbështesë Procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët, si formë e bashkëpunimit rajonal, dalë nga Samiti i Sofjes, vitin e kaluar. U diskutua edhe për takimet e fundit në Bruksel dhe për ecurinë e mëtejshme dhe rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM