Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Prezantohen ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil

Kor 30, 2021

Në Ministrinë e Drejtësisë sot janë prezantuar ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil në të cilin kanë marrë pjesë Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, zyrtar të kësaj ministrie si dhe përfaqësuesit e Projekt  Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” dhe zyrtarë të tjerë nga Zyra e BE në Kosovë.

Derisa ka folu për rëndësinë e Kodit Civil, zëvendësministri Sallahu theksoi  se reforma në drejtësi nënkupton angazhim dhe punë të jashtëzakonshme jo vetëm në hartimin dhe miratimin e ligjeve, por dhe në funksionalizimin dhe zbatimin tyre. Pjesë e reformës në drejtësi, shtoi Zëvendësministri Sallahu, është edhe drejtësia civile.

“Vullneti dhe angazhimi maksimal i të gjithë akterëve relevant të përfshirë në këtë proces ka bërë që tani të hymë në një fazë tjetër të konsolidimit të infrastrukturës ligjore, përfshirë edhe Kodin Civil për të cilin është diskutuar në shtatë punëtori paraprake me ç‘rast adresimi i çështjeve të dala nga këto punëtori do të jetë ndihmesë në kompletimin dhe modernizimin e reformës në drejtësinë civile” tha Sallahu.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Projekt  Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” nga Zyra e BE në Kosovë, gjatë këtij takimi kanë prezantuar raportin e detajuar me ndryshimet dhe rekomandimet që kanë dalur nga shtatë punëtoritë paraprake për Projekt Kodin Civil.

Në këtë takim përveç ndryshimeve përmbajtjesore të Projekt Kodit Civil janë prezantuar ndryshimet teknike të cilat kanë reflektuar në draft dhe të njëjtat janë harmonizuar. Ndërkohë pjesëmarrësit në këtë takim të kryesuar nga Isuf Jahmurataj, u dakorduan për hapat tutje në finalizimin e punës lidhur me Projekt Kodin Civil, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM