Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Të paraburgosurit nga Gjykata Speciale dhe të drejtat që iu mohohen

Gus 1, 2021

KMDLNj -ë edhe më parë ka reaguar për trajtimin që po iu bëhet të paraburgosurve , shtetas të Kosovës e që janë dërguar atje kundêr vullnetit të tyre.  Për shkak të pandemisë së shkaktuar nga covid-19  , të gjitha vizitat familjare dhe të mbrojtësve ishin ndaluar dhe komunikimi bëhej përmes skypit apo telefonave. Nëse , për shkak të situatës emergjente ishin marrë këto masa kufizuese në mbrojtje të shëndetit të tyre, tash nuk mund të arsyetohet veprimi që i pamundëson familjarve të Hysni Gucatit ta vizitojnë anëtarin e familjes.

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë përmes Zyres për Mbështetje ka marrë përgjegjësinë konkrete të mbulojë të gjitha shpenzimet për vizita si dhe të ndihmojë në sigurimin e vizave. Tash, refuzimi i Holandes për të dhënë vizat familjarëve të Hysni Gucatit është në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e nënshkruar dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe Rregullave Evropiane të Burgjeve e të mos flasim për Rregullat e Nelson Mandeles që i ka adoptuar kjo Gjykatë , si standard më i lartë i trajtimit.

Edhe avokatët mbrojtës të licencuar nga kjo Gjykatë po përballen me shumë vështirësi gjatë pajisjes me viza. Në anën tjetër ka shumë vonesa në përkthimin e materialeve për të akuzuarit apo ato përkthehen vetëm pjesërisht e që ndikon në pregatitjen e mbrojtjes duke mihuar të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të pandikuar.  KMDLNj proteston kundër këtyre shkeljeve flagrante nga Gjykata Speciale dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të kërkojë sqarime nga Ministria për Punë të Jashtme e Holandës për problemet e shkaktuara lidhur me vizat duke këmbëngulur që vizat, si për familjarët ashtu edhe për avokatët të jenë afatgjata. Për aq kihë sa zgjatë puna e Gjykatës Speciale  , familjarët dhe avokatët mbrojtës duhet të pajisen me pasaporta zyrtare.

KMDLNj kërkon që deputetët e Kuvendit të Kosovës, në njërën nga seancat në vjeshtë të diskutojnë për këto problene nëse ende mendojnë se kjo Gjykatë është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Në të kundërtën duhet të distancohen nga përgjegjësia duke e adresuar përgjegjësinë konkrete te BE – e dhe Gjykata Speciale, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM