Build Skills with our trainings

Sign up now!

Enver Hoxhaj tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të PDK-së

Gus 6, 2021

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka vendosur të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të kësaj partie.

Hoxhaj në postimin e tij në Facebook ka dhënë arsyen se PDK ka nevojë të afrojë njerëz të ri dhe është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punojë dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike, kurse ai ka thënë se do të mbetet vetëm deputet.

 

Faleminderit kryetarit Krasniqi dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së për besimin e dhënë që të jem pjesë e kryesisë së re të partisë dhe njëri nga nënkryetarët e saj. Me të drejt u diskutua dje dhe sot nëse po shmangej me përfshirjen time një parim i vendosur që deputetët të mos përfshihen në kryesinë e re.

 

Në vijëmësi të qëndrimit të shprehur edhe në Konventën e zgjedhjes së kryetarit të ri që PDK ka nevojë të hapet, të afrojë njerëz ti ri dhe reformohet, unë do ta respektoj këtë parim dhe do të mbetem vetëm deputet. Është koha që ekipi i ri e kryesia e sapo votuar të punoj dhe angazhohet për ta rikthyer PDK-në si forca e parë politike.

 

Do të angazhohem me tërë qenien time për ta ndihmuar partinë si dhe kandidatët tonë në zgjedhjet lokale.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM