Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Rritet numri i të spitalizuarve, 1250 pacientë në trajtim nga COVID-19

Gus 30, 2021

Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës bën të ditur se vazhdon të shënojë rritje numri i pacientëve të spitalizuar me COVID-19 në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raporit të datës 30 gusht 2020, në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1250 pacientë, 1142 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1062 me oksigjeno- terapi, 60 të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 438 pacientë, 435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, 376 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 812 pacientë, 707 me Covid-19 pozitivë dhe 686 me oksigjeno-terapi.

 

Raporti statistikor sipas kliniakve COVID dhe spitalet e përgjithshme

– Klinika Infektive, 120 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

 

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë

– Spitali i Pejës, 188 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 154 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 88 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM