Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Jenca: Mbështetje e mëtejme nëpërmjet iniciativës COVAX për ndihmë Kosovës në përballje me pandeminë

Gus 30, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për BE-në, Azinë Qendrore dhe Amerikë, Miroslav Jenca.

Në takim me delegacionin e OKB-së, Presidentja Osmani ka theksuar se synimi Kosovës mbetet anëtarësimi në OKB, duke pas parasysh faktin se vendi ynë deri tashti është anëtar në disa agjenci të kësaj organizate.

“Ne siç po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO, të njëjtën gjë po e bëjmë edhe për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,  i cili është  synim i yni i vazhdueshëm”, ka theksuar Osmani.

Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se Kosova sikurse edhe gjithë globi po përballet me valën e re të Covid-19, duke shfaqur shpresën në mbështetjen e shteteve mike për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkaq ndihmës sekretari Jenca ka premtuar mbështetje të mëtejme, nëpërmjet iniciativës COVAX për ta ndihmuar Kosovën në përballje me pandeminë. Ai ka falënderuar Kosovën për strehimin e qytetarëve nga Afganistani.

Jenca ka potencuar se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen për Grupin punues për të zhdukurit me dhunë, sikurse edhe për fuqizimin e pozitës së grave, për të cilën gjë e ka lavdëruar  Kosovën për hapat e bërë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM