Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu- Szunyog: Gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm në çështjet e sundimit të ligjit

Sht 1, 2021

Në takim është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë si dhe bashkëpunimin e nevojshëm për çështjet e reformës në drejtësi.

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, fillimisht përgëzoi Ministrinë e Drejtësisë për miratimin e Strategjisë, duke e konsideruar këtë si një gjë mjaft pozitive për sundimin e ligjit në Kosovë duke theksuar kështu rëndësinë e implementimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu shprehu përkushtimin e saj për zbatimin e Strategjisë, me ç’rast njoftoi Ambasadorin për hapat konkret të ndërmarra deri tani për zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit.

Në takim janë diskutuar edhe çështje të rëndësishme sa i përket reformës në drejtësi, përfshirë procesin e vettingut, projektligjin për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar, draft-kodin civil si dhe Marrëveshjen e Brukselit për drejtësi.

Lidhur më këtë reformë, në takim u theksua rëndësia e reformës përmbajtjesore dhe profesionale.

Ministrja Haxhiu shprehu përkushtimin e saj për realizimin e programit qeverisës dhe përmbushjen e zotimeve në fushën e sundimit të ligjit, kurse Ambasadori Szunyog theksoi gatishmërinë për t’i dhënë mbështetje përmes ekspertizës profesionale, reformës përmbajtjesore në drejtësi.

Të dyja palët në takim shfaqën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në çështjet e sundimit të ligjit, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM