Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
U bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor si dhe perspektivën evropiane të rajonit. Po ashtu, u bisedua për takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti riktheksoi në takim se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve dhe paqes e sigurisë së qëndrueshme e të përgjithshme.
Ai konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, ndërsa shprehu besimin se reformat e brendshme të Bashkimit Evropian dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra-tjetrën, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.